Rama: Mesazhi im për shqiptarët i thjeshtë, me Shqipërinë deri në fund NULL NULL 17.06.2024 00:22 17.06.2024 00:22 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se nuk ka ndonjë mesazh të specifikuar për tifozët kuq e zinj dhe sipas tij ai është i thjeshtë ‘me Shqipërinë deri në fund’. Në një intervistë ekskluzive për Klan Kosova, Rama thotë se të gjithë duhet të ndihen më shumë se të lumtur vetëm që janë pjesë e kësaj ngjarjeje, njofton Klankosova.tv. “Nuk kanë nevojë për mesazhin tim, sepse ajo që kanë bërë dje këtu në Dortmund ka qenë e jashtëzakonshme, fantastike. Domethënë ka qenë një lojë jashtë loje, ku prapë Shqipëria ka shkëlqyer”, theksoi kryeministri shqiptar. “Ne jemi të gjithë trajnerë, ne jemi të gjithë kryeministra, ne jemi të gjithë mbretër po të kishim mbretëri, pra ne jemi kështu. Por duhet të jemi lojtari i 12-të, dhe duhet të ndjehemi më shumë se të lumtur që jemi pjesë e kësaj gjëje”. “Dje isha me presidentin e Federatës, dhe erdhi presidenti i Federatës së Letonisë dhe i tha Armandos ‘si ndjehesh’, i tha ‘jam nervoz’, i tha ‘e more Armando ta kisha unë fatin, të isha nervoz sot’. Të na pyesnin më përpara, do të donit të mos shkoni në Evropian, apo doni të shkoni dhe të rriheni 3:0 tre herë, ama të jeni atje, ne do të thonim po le të shkojmë se punë e madhe që po rrihemi, apo jo? Mirëpo oreksi vjen duke ngrënë, dhe realisht në anën tjetër të mos harrojmë që është një skuadër e re, ka shumë të rinj, për shembull mbrojtësi jonë i majtë është i jashtëzakonshëm, por dje ishte nën presionin e mungesës së eksperiencës”, shprehet kryeministri shqiptar. “Gjëja më fantastike ka qenë lojtari i 12-të, shqiptarët në Dortmund, në Shqipëri, në Kosovë. Mesazhi im është i thjeshtë, me Shqipërinë deri në fund”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.