Rama me fëmijët e Prishtinës mbjellin lule në ditën e parë të Pranverës NULL NULL 21.03.2026 09:46 21.03.2026 09:46 Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka uruar ditën e parë të stinës së Pranverës. Përmes një postimi në Facebook, Rama bëri të ditur se bashkë me fëmijët e kryeqytetit kanë mbjellë lulet e para për këtë sezon, transmeton Klankosova.tv. “Kjo, përveç tjerave, është zhvillim i kulturës së të përbashkëtës dhe kujdesit për hapësirën publike. Fëmijët duhet me u rrit duke e ditë që hapësira publike është e përbashkët. Ajo është e jona, prandaj duhet me e mbrojt, me u kujdes për të dhe me e respektu çdo ditë”, ka shkruar Rama.