Rama me “Çetën e Profetëve”, ua uron Krishtlindjen besimtarëve NULL NULL 25.12.2025 08:47 25.12.2025 08:47 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes. Urimin, Rama e bëri përmes një imazhi të veprës monumentale të Pjetër Bogdanit, “Çeta e Profetëve”. “Mirëmëngjes, dhe me këtë imazh të shkëputur nga frontespici i veprës monumentale të Pjetër Bogdanit, “Çeta e Profetëve”, ju uroj Gëzuar Krishtlindjen”, shkroi Rama. Besimtarët e krishterë në mbarë botën festojnë sot Krishtlindjen, ditën e lindjes së Jezu Krishtit. Kjo festë është një nga ngjarjet më të rëndësishme në kalendarin e krishterë dhe simbolizon lindjen e shpresës dhe dritës. /Klankosova.tv