Rama: Masakra e Reçakut qëndron përjetësisht si gur themeltar i kujtesës së Kosovës shtet NULL NULL 15.01.2024 15:38 15.01.2024 15:38 Foto nga arkivi -Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut, ka thënë se ky krim tronditi mbarë botën. Rama, mes tjerash theksoi se Masakra e Reçakut do të qëndrojë përjetësisht si gur themeltar i kujtesës së Kosovës shtet, njofton Klankosova.tv. “25 vite nga Masakra e Reçakut. Nderim për viktimat e krimit shtetëror të luftës mizore për spastrimin etnik të Kosovës, që tronditi mbarë botën dhe qëndron përjetësisht si gur themeltar i kujtesës së Kosovës shtet”, shkroi Rama.