Rama: Kurti po merret me fushatën në Shqipëri NULL NULL 08.04.2021 22:46 08.04.2021 22:46 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama derisa ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me çështjen e vaksinimit antiCovid-19, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po bënë fushatë në Shqipëri. Kjo përgjigjie e tij pasoi kur u pyet nëse fushata ishte arsyeja se pse zgjodhi ta publikojë mesazhin në të cilin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kishte kërkuar atij vaksinimin e mësimdhënësve vendas. ”Jo, Albin Kurti bën fushatë në Shqipëri, unë nuk bëjë fushatë në Kosovë”, u shpreh Rama në ABC news, njofton Klan Kosova. Megjithatë mes tjerash, Rama deklaroi se respekton institucionet e Kosovës, përfshirë dhe Kryeministrin Albin Kurti. ”Respektoj institucionet dhe Kryeministrin e Kosovës, pavarësisht se si e ka emrin, dhe pavarësisht se çfarë pozicioni politik apo ku e di unë që e ka dhe unë nuk mund të hy fare tani në këtë mes për të bërë karshillëçe apo kushedi çka”. Megjithatë referuar raporteve me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, ai përmendi një çështje tjetër. ”Mjafton që të mos qëlloj ku e di unë siç ka qenë në të kaluarën, një kryeministër që të shpifi”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025