Rama krenohet me fitoren e Kosovës dhe Shqipërisë: Dy krena, dy fitore, një shqipe NULL NULL 13.10.2025 23:01 13.10.2025 23:01 Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka reaguar me emocion dhe krenari pas dy fitoreve të Shqipërisë ndaj Serbisë fillimisht dhe sonte të Kosovës ndaj Suedisë. Në ndeshjen e zhvilluar mes Kosovës dhe Suedisë, ku Kosova triumfoi me një rezultat 0:1, Rama ka shprehur gëzim të madh për golin e arritur nga ekipi i Kosovës dhe ka përshëndetur festimin simbolik të golashënuesit, i cili shprehu krenarinë kombëtare duke bërë simbolin e shqiponjës pas shënimit të golit, transmeton klankosova.tv. Këtë kremtë, madje e ndërlidhi me atë të golashënuesit shqiptar, Ray Manaj ndaj Serbisë, i cili po njëjtë në Serbi festoi me simbolin e shqiponjës dykrerëshe shqipe. ”Dy krena, dy fitore, një shqipe” ”Forca Kosovë”, shkruan ndër tjera, Rama. Screenshot