Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama kërkon votat e shqiptarëve në Greqi

NULL NULL
03.11.2024 20:21

Në shtetin e njëjtë u rikthye për të dytën herë.

Por, këtë të diel, Edi Rama ndryshe nga më parë ndërroi qytetin.

Pas Athinës, në Selanik të Greqisë, kryetari i socialistëve u prit nga mijëra shqiptarë që jetojnë këtu.

Kur mori fjalën, para tyre Rama nuk hezitoi ta kërkojë votën e mërgimtarëve, për siç tha ai anëtarësimin euroatlantik.

I pari i qeverisë shqiptare theksoi se periudha prej kur ai ka nisur qeverisjen prej më shumë se një dekadë, cdo gjë ka ndryshuar për mirë.

Rama, po ashtu kujtoi kohën kur ai e kishte marrë pushtetin dhe gjendjen në të cilën Shqipëria ka qenë atëbotë.

Ai shtoi se është dashur shumë sakrificë e mund që të arrihet deri këtu, por që sipas tij askush nuk duhet të  gabojë, duke kujtuar se kjo që është arritur në çdo drejtim,të përmbyset nga dikush.

Kronikë e përgatitur nga gazetarja Bardha Shala:

lajme të ngjashme