Rama: Ja e vërteta e marrëdhënies time me Metën NULL NULL 12.08.2015 09:23 12.08.2015 09:23 Kryeministri Edi Rama, gjate nje vizite muzeun Arkeologjik te Durresit, i cili i eshte nenshtruar nje restaurimi dhe do te rihapet se shpejti per vizitoret. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, during a visit to the Archeological Museum, which has undergone restorations and will reopen soon for visitors. Edi Rama pavarësisht zërave se e ka shitur tek ndërkombëtarët partnerin e tij, pavarësisht pakënaqësive të Metës për zgjedhjet, pavarësisht fjalëve për pazare me president dhe kryeminister, i ka mohuar të gjitha versionst e çarjea me Ilir Metën. Në një intervistë për gazetën Dita ai ka thënë: “Kush ëndërron apo dëshiron furtunë mes PS-së dhe LSI-së ose, konkretisht, mes meje e Ilir Metës, duke e bërë çdo qime tra me forcën e dëshpëruar të pakënaqësisë vetjake, kam përshtypjen se do të duhet të presë më shumë se një shtator”. Megjithëse ka pranuar tezen e të pakënaqurve të koalicionit që e duan ketë sherr, madje dhe të njerëzve brenda PS e LSI, Kryeministri duke folur nga Dhërmiu ka thënë se kjo ëshë aleanca më e mirë pëf interesin e shqiptarëve. “Ka jo pak njerëz sot në opozitë që e ëndërrojnë një furtunë të kësaj natyre. Por nuk mungojnë as njerëz brenda vetë koalicionit që e dëshirojnë diçka të tillë. Për arsye të ndryshme, por që emërues të përbashkët kanë përgjithësisht pakënaqësirat personale. Nuk ka asgjë të panatyrshme sidoqoftë në këtë ëndërr të opozitarëve ose dëshirë të disa shokëve në partitë e ndryshme të koalicionit, përfshirë edhe PS apo LSI. Por ka një problem vështirësisht të kapërcyeshëm për ëndrrën a dëshirat e tyre. Ky është fakti se koalicioni ka funksionuar më së miri në funksion të reformave reale dhe ky është, në fund të fundit, elementi themelor që e bën të suksesshëm e të dobishëm për vendin koalicionin tonë. Çka do të thotë se furtuna e pritshme në këtë drejtim mund të ndodhë vetëm në gota të ndryshme”, është munduar Rama të shuajë zerat e ftohjes disa javëshe mes tij dhe Metës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025