Rama i përgjigjet PD-së: Veting politikanëve – Sa më parë! NULL NULL 06.09.2018 16:53 06.09.2018 16:53 Pas kërkesës së Partisë Demokratike të Shqipërisë për veting ndaj politikanëve, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së partisë opozitare. ”Vendimi ynë është t’i japim fund një elite politike të lidhur me krimin dhe të çojmë politikanët e lidhur me krimin, në radhë të parë jashtë institucioneve, dhe pastaj para një drejtësie të reformuar dhe jo para një drejtësie të kapur”, kishte thënë Basha në fillim të mbledhjes së opozitës në Elbasan. Ndërsa Rama është shprehur i gatshëm që sa më parë të fillojë ky proces. ”Me një drejtësi të pastruar përmes Vetingut, s’do ketë më as në këtë vend shteg për politikanët që t’i ikin drejtësisë”, ka shkruar kryeministri në Twitter. Ai ka thënë se është gjithnjë i gatshëm që të diskutojë me PD-në. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Udhëtarët shqiptarë u bllokuan në Aeroportin e Beogradit: "Ne po vdesim këtu" (VIDEO) 11 minuta më parë