Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama flet për vizitën në Prizren, thotë se ky qytet u jep përherë kënaqësi të posaçme

NULL NULL
12.02.2023 16:48

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zgjedhur Prizrenin që bashkë me familjen, ta kalojë këtë të diel vikendi.

Për vizitën e tij, klankosova.tv, raportoi paraprakisht, teksa tani është vet kryeministri Edi Rama, ai që ndan një mesazh pozitiv, të shoqëruar me një fotografi familjare.

”Prizreni të jep përherë një kënaqësi të posaçme; historia e shqiptaria bashkëjetojnë në ajrin që thith dhe njerëzit kanë një energji shumë të mirë ngado i hedh sytë”, shkruan Rama mes tjerash.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.