Rama flet me Thaçin: Telefonata e vëllaut tim Hashim ishte tejet prekëse NULL NULL 12.05.2025 13:46 12.05.2025 13:46 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se gjatë ditës së hënë ka folur në telefon me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, i cili aktualisht gjendet në paraburgim në Hagë. Përmes postimit në Facebook, Rama thotë se telefonata me Thaçin ishte tejet prekëse, transmeton Klankosova.tv. “Telefonata e vëllaut tim Hashim ishte tejet prekëse dhe Komandanti ishte në formën e vet më të mirë”, ka shkruar Rama ndër të tjera. Kjo telefonatë vjen një ditë pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, rezultatet e së cilës shkojnë në favor të Partisë Socialiste të Edi Ramës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.