Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama: Evropa është pranë dhe nuk do na lërë vetëm në përpjekjen për rindërtimin

NULL NULL
24.01.2020 15:00

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka pritur sot në një takim në Tiranë Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp ka falënderuar presidentin e KE-së, për ndihmën pas tërmetit të 26-nëntorit dhe për angazhimin e tij në konferencën e donatorëve, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

“Një mik i vërtetë i Shqipërisë dhe i interesuar në mënyrë të posaçme për rajonin tonë.

“Unë e falënderoj presidentin e KE, për ndihmën pas 26 nëntorit si dhe për angazhimin e tij për konferencën e donatorëve më 17 shkurt që ajo të jetë e suksesshme”,

“Evropa është pranë dhe nuk do na lërë vetëm në përpjekjen për rindërtimin.

“Kemi folur dhe për integrimin për ato çfarë kemi arritur dhe çfarë duhet bërë si për diskutimin e brendshëm në BE, për metodologjinë e re të zgjerimit. Më vjen mirë që ai ka shprehur vullnetin për të qenë i angazhuar për rajonin në integrimin e mëtejshëm”, tha Rama.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.