Rama emëron Gashin drejtor të Shëndetësisë në Prishtinë NULL NULL 23.04.2026 13:08 23.04.2026 13:08 Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka caktuar Bujar Gashin në pozitën e Drejtorit të Shëndetësisë në kryeqytet. Në njoftimin e tij, i pari i komunës ka shprehur mirënjohje edhe për ish-drejtorin, Izet Sadiku dhe angazhimin e tij. “Bujar Gashi merr detyrën si Drejtor i Shëndetësisë në Kryeqytet, duke sjellë me vete një përvojë të gjatë profesionale dhe besimin e madh qytetar, si asamblisti më i votuar në zgjedhjet e fundit. Ky besim është dëshmi e përkushtimit të tij në shërbim publik, dhe jam i bindur se ai do të vazhdojë të punojë me transparencë dhe vizion për të gjithë qytetarët. Gjithashtu, shpreh mirënjohjen time për drejtorin e deritanishëm, Izet Sadiku. Gjatë mandatit të tij, ai ka dëshmuar jo vetëm profesionalizëm të lartë, por edhe një përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj qytetarëve dhe sistemit shëndetësor. Me punën e tij, korrektësinë në vendimmarrje dhe qasjen gjithmonë njerëzore, ai ka vendosur standarde të larta për drejtimin e këtij sektori. Faleminderit z.Sadiku për përkushtimin dhe profesionalizmin që do të mbeten referencë për të ardhmen. Suksese në angazhimet e ardhshme!”.