Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama e shkarkoi në mbledhje të Asamblesë, Bushati: Nuk ka rëndësi posti, por idealet

NULL NULL
23.07.2019 19:35

Kreu i Qeverisë Edi Rama ka shkarkuar Ditmir Bushatin nga drejtues politik i qarkut të Shkodrës, duke e njoftuar këtë vendim në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së.

Në një prononcim të shkurtër për mediat Bushati u shpreh se do të ketë edhe komunikime të mëtejshme, ndërsa shtoi se nuk është e rëndësishme nëse ka apo jo një post në PS, por rëndësi kanë idealet për të cilat lufton.

“Te jeni të qetë do të ketë komunikime të mëtejshme. Nëse jam unë apo jo “mendimi ndryshe në PS”, për këtë duhet të pyesni të tjerë dhe jo mua. Nuk ka rendësi jam me post apo jo por për çfarë çështjesh luftoj. Mungesa e ofiqit me bën te jem edhe me i vendosur pwr tw çuar përpara projektet e mia”, u shpreh ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.