Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e 17 tetorit për ish-krerët e UÇK-së

NULL NULL
13.10.2025 22:21

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e 17 tetorit,  për të kërkuar drejtësi mbi ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, kryeministri shqiptar, Edi Rama fton të gjithë qytetarët anë e mbanë, nga Shqipëria në Kosovë, Maqedonia e Veriut dhe kudo në diasporë për të marrë pjesë në protestë.

“Me kënaqësi dhe i nderuar t’u bindem organizatorëve për ta postuar këtë ftesë-thirrje. LIRIA KA EMËR  Nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, diaspora e çdo cep i trojeve shqiptare — mijëra zemra do të bashkohen këtë të premte, më 17 tetor, ora 17:00, për të kërkuar njëzëri DREJTËSI PËR ÇLIRIMTARËT”, shkroi Rama. / Klankosova.tv

lajme të ngjashme