Rama: Basha kastravec hyri, kastravec doli NULL NULL 08.05.2015 14:20 08.05.2015 14:20 Pas intervistës në Opinion ku Lulzim Basha foli për katër vitet e tij si kryebashkiak i Tiranës, ka reaguar kryeministri Edi Rama. Duke folur nga Berati, Rama tha se Basha hyri dhe doli kastravec. “Se ishte dhe një Xhemal Tafaj, një shok i Fadilit, se ne s’e kemi njohur, vajti në Kajro, pa ca drita dhe tha do e bëj Tiranën si Kajron dhe vuri ca drita te Lana. Erdhi ai Sali Kelmendi, i shkreti ndjesë pastë se vdiq, po i hapi ca qofteri. Do thoni i vuri në mes të sheshit Skënderbej, po s’ka problem, të paktën e bëri një gjë, e hapi një kompleks për qofte e raki. Sapo kishte filluar demokracia dhe dukej liri e madhe të pije raki e të haje qofte te sheshi Skënderbej. Erdhi një Albert Brojka, ndërtoi ca pallate, keq i ndërtoi, por i ndërtoi. Po ky (Basha) çfarë bëri? Një gjë, një! Të paktën të thonë e bëri një gjë, por e bëri gabim. Zero. Tamam ashtu siç hyri, ashtu doli, kastravec, si ajo kënga. Tani ju për ça keni nevojë, të mbjellim nga një kastravec në çdo bahçe të bashkive, e për ça na duhet? Se këta as nuk hahen,” tha Rama. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Arrestimet e kosovarëve nga Serbia bëhen për të na dëmtuar – të bëjmë presion diplomatik” 18 minuta më parë
Kosova "Më tërhoqi gjuha shqipe", historia e teologut indian që vepron në Shqipëri (VIDEO) 21 minuta më parë