Rama as më 17 maj në Tetovë NULL NULL 12.05.2015 09:10 12.05.2015 09:10 Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk do të shkoj në Tetovë me 17 maj , kjo për arsye të tensionimit të situatës në Maqedoni. Një ceremoni e paraparë për dhënien e çmimit Honoris Causa për kryeministrin Rama dhe zv/kryeministrin e Kosovës, Thaçi nga universiteti i Tetovës është shtyer. Shkak u bë situata e tensionuar pas zhvillimeve në Kumanovë. Disa media në Kosovë raportuan se ceremonia do të mbahej më 17 maj. Por burime zyrtare të kryeministrisë thanë se Rama nuk do të jetë në Tetovë në këtë datë, pa përcaktuar një datë tjetër. Vizita e Ramës dhe Thaçit duket se nuk do të jetë e mirëpritur si më parë nga qytetarët, për shkak të qëndrimeve periferike që kanë mbajtur Tirana dhe Prishtina për ngjarjet në Kumanovë. Posterat e Ramës dhe Thaçit, të vendosur në Tetovë, u qëlluan me vezë një ditë më parë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Një britanik arrestohet në Qipro nën dyshimin për spiunazh për Iranin dhe terrorizëm 21/06/2025