Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama: 78 përqind e punonjësve tanë janë të vaksinuar me dy doza

NULL NULL
23.01.2022 15:37
Perparim Rama
Perparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tregoi se dje u mblodh shtabi emergjent për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Ai tregoi se në këtë mbledhje u diskutua vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë, përcjell Klankosova.tv.

Rama  ndëe të tjera bëri të ditur se 78 përqind e punonjësve janë të vaksinuar me dy doza, 15 përqind me një dozë, kurse 7 përqind në proces të vaksinimit.

Vendimet:

– Të organizohet puna vetëm me staf esencial;

– Të gjithë punonjësit e Komunës së Prishtinës, ndërmarrjeve publike lokale, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e mëposhtme, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në ambientet e punës: 1. Çertifikatën e vaksinimit me më së paku dy doza kundër COVID-19; 2. Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi, duhet të posedojnë testin RT- PCR negativ për COVID 19 jo më të vjetër se një javë.

– Administrata është e obliguar të caktojë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura më lart;

– Obligohet Administrata të ofrojë  dezinfektues për duar dhe një sasi të maskave në vende të qasshme në hyrje të objekteve të Komunës si dhe në ambientet e brendshme;

– Obligohet Administrata që në hyrje të çdo objekti të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga COVID-19.

– Obligohet Administrata që të kryej dezinfektimin dhe ajrosjen e hapésirave të mbyllura;

– Ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë;

– Procesi edukativ-arsimor në institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor zhvillohet sipas rekomandimeve për institucionet parashkollore të IKShPK të datës 20.01.2022;

– Të mbyllen qendrat për të moshuarit, deri në vendimin e ardhshëm.

Gjithashtu, dëshirojmë të ju informojmë, se sipas të dhënave të fundit që kemi mbledhur, 78% e punonjësve tanë janë të vaksinuar me dy doza, 15% me një dozë, kurse 7% në proces të vaksinimit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.