Rakiq: Veriu nis zbatimin e masave të reja të Qeverisë NULL NULL 15/04/2020 15/04/2020 Që nga sot, qytetarët në Kosovë mund të lëvizin jashtë shtëpive të tyre vetëm 90 minuta në ditë, sipas orarit të bazuar tek shifra e parafundit e numrit personal. “Qytetarëve të katër komunave në veri të Kosovës, u lejohet të lëvizin për 90 minuta në ditë, nga ora 6:00 e mëngjesit, sipas orarit të përcaktuar në bazë të numrit të parafundit të letërnjoftimit. Orari do të ndryshojë për çdo javë, apo për çdo tri ditë, gjë që do të bëhet e ditur paraprakisht.Qytetarët do të informohen rreth kësaj”, ka thënë kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq. Në një konferencë për media, Rakiq ka thënë që lëvizja lejohet “me qëllim të blerjes së ushqimit, ilaçeve, produkteve higjienike ose përmbushjes së detyrimeve financiare”. Ai shtoi se bizneset lejohen të lëvizin, transportojnë mallra dhe shërbime për të furnizuar qytetarët me ushqim, ilaçe dhe nevoja të tjera. “Dalja lejohet gjatë gjithë ditës, veçanërisht për personat me aftësi të kufizuara, si dhe ata persona që dëshirojnë të raportojnë një rast të dhunës në familje,” tha Rakiq.
Covid-19 S’ka masa të reja, Hoti: COVID-19 po kalohet lehtë, ishte sezon turistik me bashkëatdhetarë (VIDEO) 16 minuta më parë
Kosova Katalonja nuk është rast i njëjtë, Spanja duhet ta njohë Kosovën, thotë kryeministri Kurti 30 minuta më parë