17:18, 5 Shkurt 2017

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, ka paralajmëruar se të martën, me shtatë shkurt, do të fillojë ndërtimi i, siç ka thënë, “një strukture betoni mbështetëse dhe të fortë në lartësi prej 70 centimetrash dhe gjerësi prej 120 centimetrash”, që sipas tij, do të “garantojë sigurinë për qytetarët e komunës së Mitrovicës së veriut”.

“Struktura e re mbështetëse do të përputhet shumë mirë edhe në aspektin mjedisor edhe estetik me projektin e ndërtimit të zonës së këmbësorëve në rrugën Mbreti Petër”, ka deklaruar Rakiq, njofton Radio Europa e Lirë.

Ai ka falënderuar siç është shprehur, kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq për mbështetjen që ka çuar, siç ka thënë ai, drejt pajtimit edhe të përfaqësuesve relevantë ndërkombëtarë’.

Një mur i ndërtuar që në dhjetor të vitit të kaluar, në kohën kur nisi rivitalizimi i urës në lumin Ibër, u rrënua të dielën më 5 shkurt, pas një marrëveshjeje të arritur ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe kryetarit Rakiq të Mitrovicës së veriut, e me lehtësimin e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

 klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë