Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rakiq: Largohemi nga institucionet e Kosovës nëse Asociacioni s’formohet deri në fund të vitit

NULL NULL
16.10.2021 17:18

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiqm ka thënë se përfaqësuesit e kësaj partie do të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës nëse nuk fillon formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe muajin e ardhshëm dhe përfundon në fund të vitit.

“Nëse bisedimet në nivelin e Beogradit dhe Prishtinës për formimin e Asociacionit nuk fillojnë në nëntor, ne po i informojmë të gjithë faktorët relevantë në Prishtinë, Beograd dhe Bruksel se do t’i lëmë të gjitha pozicionet në Prishtinë, në veri dhe se kryetarët e komunave do të japin dorëheqje”, ka thënë ai në një konferencë për media, njofton Klan Kosova, shkruan RTS.

Ai shtoi se ata erdhën në këtë vendim në pajtim me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe tha se nëse nuk formohet Asociacioni, Marrëveshja e Brukselit do të jetë e pavlefshme për Listën Serbe.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.