Raiola paralajmëron Barcelonën për Donnarummën NULL NULL 21.05.2021 13:30 21.05.2021 13:30 Mino Raiola ia ka ofruar Gianluigi Donnarummën Barcelonës por duke paralajmëruar katalanasit se portieri do të qëndrojë në Milano nëse rossonerët arrijnë të përfundojnë në katëshen e parë. Kontrata e Donnarummës skadon në qershor dhe Diavoli i ka ofruar 22-vjeçarit një marrëveshje të re prej 8 milionë euro në vit. Donnarumma dhe agjenti i tij kanë lënë mundësitë për negociata të reja pasi portieri dëshiron të luajë në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, sipas gazetës AS, Raiola i ka ofruar atë Barcelonës. Me Marc Andre ter Stegen që ishte një nga portierët më të kërkuar në Evropë, Barcelona mund të arkëtojë shitjen e tij dhe të nënshkruajë Donnarumma si një agjent të lirë, në verë. Raiola i ka ofruar Donnarumma, Barcelonës, por paralajmëroi gjigantët e La Liga se portieri do të mbetet në Stadio San Siro nëse Milani kualifikohet në Ligën e Kampionëve, raporton Football Italia, transmeton Klankosova.tv. Rossonerët do të luajnë të dielën ,ndeshjen e fundit të sezonit më Atalanta. Ata kanë nevojë për një fitore për të përfunduar në katërshen e parë për herë të parë që nga viti 2013. Sidoqoftë, ata gjithashtu mund të barazojnë ose edhe të humbin dhe ende të fitojnë një vend në Ligën e Kampionëve, por vetëm nëse Juventusi nuk arrin të fitojë kundër Bolonjës.