Rainn Wilson ishte “kryesisht i palumtur” gjatë xhirimeve të The Office NULL NULL 10.07.2023 23:43 10.07.2023 23:43 Ylli i serisë The Office, Rainn Wilson, ka zbuluar që kishte qenë kryesisht i palumtur gjatë xhirimeve të kësaj serie. Aktori që e kishte luajtur rolin e njërit prej personazheve më të spikatura, Dwight Schrute, një gjë të tillë e ka bërë të ditur në një intervistë për podkestin e Bill Maherit, Club Random. “Sa kam qenë te The Office, kam kaluar disa vite vërtet si i palumtur sepse nuk mjaftonte”, ka thënë ai. “Po fitoja qindra mijëra. Doja miliona, dhe isha yll televiziv, por doja që të isha yll filmash. Nuk mjaftonte kurrë”. “Nuk po e shijoja. Po mendohesha, ‘Pse nuk jam yll filmash? Pse nuk jam Jack Black-u i radhës apo Will Ferrelli i radhës? Si ngjan që nuk kam një karrierë në filma? Pse nuk e kam këtë marrëveshje zhvillimi?”