Raikkonen rezulton pozitiv me COVID-19, do të mungojë në garën e Holandës NULL NULL 04.09.2021 16:24 04.09.2021 16:24 Piloti i Alfa Romeo, Kimi Raikkonen ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe do të humbasë Çmimin e Madh të Holandës këtë fundjavë. Finlandezi 41vjeçar, i cili këtë javë njoftoi se do të tërhiqet nga Formula 1 në fund të sezonit, do të zëvendësohet nga piloti rezervist Robert Kubica. Alfa Romeo tha: “Kimi nuk po shfaq simptoma dhe është në gjendje të mirë shpirtërore. Ai ka hyrë menjëherë në izolim”. Rober Kubica garoi për herë të fundit në fund të sezonit 2019 për Ëilliams, por ka testuar makinat e Alfa Romeos disa herë këtë vit dhe do ta zëndësojë finlandezin në garën holandeze, raporton BBC. Një zëdhënës i Alfa Romeo tha: “Ne bëmë një kontroll të plotë të kontakteve dhe jam i lumtur të them se nuk ka ndikim të mëtejshëm në operacionet tona për pjesën tjetër të fundjavës”. Organi drejtues i F1, FIA ka protokolle të rrepta kundër COVID-19 të cilat kërkojnë izolimin e menjëhershëm dhe më pas ritestimin e kujtdo që është caktuar për një kontakt të ngushtë të dikujt që ka një rezultat pozitiv të testit, përcjell Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Formula 1 Shiu shkakton trazira, por Norris del fitimtar në garën britanike të Formula 1 4 orë më parë