Rahoy shmang Thaçin NULL NULL 16.03.2018 11:07 16.03.2018 11:07 Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy po planifikon që të mungojë në një samit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet më 17 maj. Mediat spanjolle raportojnë se ai kësisoj po do ta shmang fotografinë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi i cili do të përfaqësojë Kosovën në këtë samit, transmeton Klan Kosova. Sipas gazetës më të madhe spanjolle, “El Pais” , Rajoy ka frikë se një fotografi e mundshme me Thaçin do të përdoret nga liderët Katalunisë për kauzën e tyre për pavarësinë. Kjo gazetë raporton duke iu referuar burimeve se BE-ja po shqyrton mundësinë që flamuri i Kosovës të mos figurojë afër flamujve të shteteve të tjera të Ballkanit në mënyrë që Rahoy të jetë i pranishëm në këtë samit. Spanja është në mesin e pesë vendeve anëtare të BE-së që nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 3 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 6 orë më parë