Rahoveci përforcohet me amerikanin Cavon Baker NULL NULL 27.10.2021 13:20 27.10.2021 13:20 Klubi i basketbollit, Rahoveci ka njoftuar se është përforcuar me amerikanin Cavon Baker. Baker do të jetë amerikani i pestë i skuadrës së Rahovecit. Amerikani luan në pozitën 1/2, transmeton Klankosova.tv. “Cavon Baker është aktualisht amerikani i pestë i skuadrës sonë që do të mbrojë ngjyrat e klubit tonë. Baker është lojtarë i pozitës 1/2, gjatësia e tij prej 185 cm e bën atë mjaftë të shpejtë në lëvizjet depërtuese në trapez”, thuhet në njoftimin e klubit të Rahovecit. Së fundmi Cavon Baker është paraqitur në NCAA te skuadra Saint Peter’s .