Rahoveci kërkon fitoren e dytë radhazi për të mbetur në Superligë NULL NULL 21.03.2026 12:14 21.03.2026 12:14 Superliga e Kosovës në basketboll është bërë më interesante se kurrë, ku çdo ndeshje është shumë e rëndësishme. Takimi i parë i kësaj xhiro është mes Rahoveci 029 dhe Pejës, që është shumë i rëndësishëm për të dy skuadrat. Vreshtarët, pas fitores ndaj Prishtinës, kërkojnë fitoren e dytë radhazi në garën për të qenë edhe vitin e ardhshëm pjesë e elitës. Rahovecasit kanë tetë fitore e 16 humbje, derisa pejanët kanë dhjetë fitore e 14 humbje. Kjo ndeshje luhet nga ora 17:00. Një nga ndeshjet më të rëndësishme është mes Borës dhe Vëllaznimit. Prishtinasit janë në formë në vitin 2026, duke u renditur e treta me 13 fitore e 11 humbje, derisa kuqezinjtë janë në vendin e shtatë me tetë fitore e 16 humbje. Përballja në kryeqytet zhvillohet nga ora 19:00. Këto ndeshje, sikurse edhe shumë të tjera, keni mundësi t’i ndiqni ekskluzivisht në kanalet e sportit në platformën Artmotion. /Klankosova.tv