Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rahoveci i pandalshëm, shënon fitoren e 13-të rresht

NULL NULL
09.12.2023 22:44

Rahoveci ka vazhduar dominimin në Superligën e Kosovës në hendboll.

Të shtunën në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Rahoveci e mposhti Trepçën me rezultat 42:36.

Ishte kjo kryendeshja e xhiros së 13-të. Për Rahovecin ishte fitorja e 13-të, që dëshmon për dominimin e plotë të kësaj skuadre.

Rahovecasit kanë dominuar gjatë tërë ndeshjes. Herët u shkëputën në rezultat dhe mbajtën epërsi bindëse deri në fund.

Me lojë të shpejtë dhe mbrojtje të fortë e të lëvizshme, “vreshtarët” arritën te fitorja bindëse. Rahoveci udhëheq në tabelë me 26 pikë. Trepça mbetet e treta me 18 pikë.

Jon Muqolli udhëhoqi Rahovecin me plot 14 gola. 12 i shënoi Alban Haziri, ndërsa 9 i kishte Mali Luzha. Te Trepça më efikasët ishin Amar Mujka e Ermir Smaka me nga 7 gola.

Të shtunën u luajtën edhe dy ndeshje të xhiros së 13-të.

Kampionia në fuqi, Besa Famgas e mposhti Prishtinën me rezultat 39:30.

Besa është e dyta me 20 pikë. Prishtina e pesta me 14 pikë.

Antonio Vozila i shënoi 11 gola për Besën, ndërsa Ajdin Smajlbegoviq i kishte 7. Vladyslav Napadailo realizoi 13 gola për Prishtinën. 9 i kishte Albi Gjuka.

Ndërkohë Deçani e mposhti Vushtrrinë me rezultat 36:34. Deçani është i gjashti me 6 pikë. Vushtrria është e shtata me 2 pikë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.