Rahovecasi shkon dhe kthehet nga Shqipëria me biçikletë (FOTO) NULL NULL 09.09.2019 14:12 09.09.2019 14:12 I riu rahovecas, Ferat Durguti, këtë fundjavë kishte vendosur që ta kalonte pak më ndryshe se zakonisht. Ditën e diel e kishte rezervuar për udhëtimin e tij të parë drejt Valbonës së Shqipërisë, dhe atë jo me veturë komode, por me biçikletë. “Jam nisur rreth orës gjashtë të mëngjesit nga Rahoveci, ndërkaq në fund të Valbonës kam mbërritur për katër orë. Kisha pak vështirësi gjatë rrugës në mëngjes për shkak se u përballa me mjegullën e erën e fortë dhe isha i vetëm, por kjo nuk ndikoi në synimin tim dhe fatmirësisht ia dola”, deklaron ai. Ferati që është edhe student i sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, tregon për klankosova.tv se ka përjetuar ndjenjë të veçantë gjatë këtij udhëtimi, duke i bërë përshtypje ngrohtësia e njerëzve që i takonte gjatë rrugës të cilët e përshëndesnin, e që ai i veçon fëmijët. Me këtë sport 21-vjeçari merret për më shumë se një vit dhe tregon që sivjet është licencuar edhe nga Federata e Çiklizmit të Kosovës dhe është anëtar i klubit “Gjakova 137”. Përveç Shqipërisë, me biçikletë ai e ka shëtitur edhe vendin tonë anekënd. “Vitin e kaluar kam bërë rrugë nëpër shtatë qytete të Kosovës. Shtegu gjithsej ka qenë 230 kilometra. Ky ishte dhe rekord personal”. Marrë parasysh moshën e tij, prindërit fillimisht e kritikonin kur dilte në rrugë të gjata, ndërsa tani thotë se e përkrahin. Edhe kalimin e kufirit me biçikletë pohon se e bëri pa problem, me policinë që i uruan rrugë të mbarë. Kjo eksperiencë duket të jetë shtysë për të, meqë tani planifikon që me biçikletën e tij të bëjë udhëtime edhe më të gjata. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 25 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë