Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rahovec: Babë e bir rrihen nën ndikimin e alkoolit

NULL NULL
03.01.2026 08:58

Policia e Kosovës gjatë ditës së premte në Rahovec ka arrestuar dy persona të dyshuar, babë e bir, pasi të njëjtit janë përfshirë në një përleshje fizike mes vete.

Sipas njoftimit zyrtar, të njëjtit dyshohet se kanë qenë nën ndikimin e alkoolit në momentin e incidentit, transmeton Klankosova.tv.

Me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e bir), pasi që të njëjtit nën ndikim të alkoolit janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

lajme të ngjashme