Ragip Xhaka sqarohet: “Luli i kërkoi falje Granitit për fishkëllimat ndaj tij” NULL NULL 19.11.2025 11:12 19.11.2025 11:12 Granit Xhaka ishte figura kryesore e takimit të mbrëmshëm mes Kosovës dhe Zvicrës, që përfundoi me barazim 1-1. Gjatë ndeshjes, një pjesë e tifozëve kosovarë filluan ta fishkëllenin sa herë që kapiteni i Zvicrës prekte topin. Pas përfundimit të lojës, Xhaka u pa duke biseduar në mënyrë të tensionuar me kryetarin e “Dardanëve”, Lulzim Berisha. Situata u sqarua më vonë nga babai i Granitit, Ragip Xhaka, i cili tha se Berisha nuk kishte pasur debat me djalin e tij, por kishte shkuar për t’i kërkuar falje. “Nuk ka pasur asnjë diskutim me Lulin. Ai ka ardhur dhe i ka kërkuar falje Granitit dhe neve për të gjithë ata që kanë fishkëllyer dhe që “Dardanët” nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Por, tifozët e tjerë që kanë qenë prezent”, tha Ragip Xhaka.