Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rafuna: Vendimi i Gjykatës Komerciale për ZRRE-në erdhi në momentin më të duhur

NULL NULL
24.06.2025 14:08
Lulzim Rafuna
Lulzim Rafuna. Foto arkiv: Rubikon

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, vlerësoi se vendimi i Gjykatës Komerciale për pezullimin e njoftimit të Zyrës për Rregullatorit për Energjie (ZRRE) për daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e hapur të energjisë, erdhi në momentin më të duhur dhe sipas tij, do të parandalojë dëmtimin e mëtejshëm të bizneseve dhe të vetë qytetarëve.

“Pas një kohe shumë stresuese, pas një kohë shumë të gjatë, duke u bërë thirrje ZRRE-së dhe institucioneve të vendit, qeverisë që të gjejnë mënyra, metoda dhe mekanizëm që vendimi për tregun e lirë të energjisë të pezullohet, të shtyhet dhe të ketë një tranzicion që të përgatiten bizneset , vendimi i Gjykatës Komerciale erdhi në momentin më të duhur, në momentin më të mirë të mundshëm, që e parandalon një dëmtim më të madh të bizneseve , rënien teposhtë të ekonomisë dhe dëmtimin e qytetarëve”, tha Rafuna për EO, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.