Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rafuna: Kam frikë që bizneset tona s’do ta presin dimrin – i kanë detyruar të dalin në treg të lirë (VIDEO)

NULL NULL
26.06.2025 18:25

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka thënë se bizneset i kanë detyruar të dalin në treg të lirë.

Në lidhje me këtë ai u shpreh se ka frikë që bizneset nuk do ta presin dimrin, përcjell Klankosova.tv.

“Kam frikë që nuk do ta presin dimrin bizneset tona, për arsye se prej 1 qershorit në mënyrë të dhunshme i kanë detyruar bizneset për të dalur në tregun e lirë. Një “treg i lirë”, sepse nuk ekziston treg i lirë, nuk e kemi një konkurrencë të plotë, nuk e kemi një numër të madh të oferta që do të nënkuptonte treg i lirë”.

“Tregu i lirë në vetvete është çështje e mirë edhe ka për qëllim që t’i të gjesh çmim të energjisë elektrike me çmim më të lirë dhe në tregun e lirë nuk dilet në mënyrë të dhunshme, mirëpo dilet me vullnetin e biznesit”, u shpreh ai./Klankosova.tv

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.