Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rafael Leao: Zlatan Ibrahimovic më fliste vetëm kur luaja keq

NULL NULL
21.11.2023 11:54
Rafael Leao

Futbollisti, Rafael Leao ka folur për marrëdhënien e tij me Zlatan Ibrahimovicin teksa ka zbuluar edhe mikun e tij më të mirë në dhomën e zhveshjes në San Siro.

Reprezentuesi portugez deklaroi se Ibrahimovic foli me të vetëm kur ai performonte keq në fushë, por kurrë nuk iu afrua, sipas tij, kur ai bënte një lojë të mirë. Ai më tej shtoi se ka marrë disa sugjerime të vlefshme nga sulmuesi veteran në lidhje me driblimin dhe kontrollin e topit dhe se si ylli suedez do ta ndihmonte atë të korrigjonte gabimet e tij.

“Kur luaja mirë, ai nuk më fliste. Vetëm kur luaja keq. Ai përqendrohej shumë në detaje, nuk ishte i interesuar të driblonte. Ndonjëherë më thoshte: ‘Rafa, duhet ta kontrollosh kështu dhe ta çosh menjëherë drejt cakut. Me talentin tënd nuk mund të gabosh me një prekje të tillë'”, shtoi Leao, shkruan Goal.com, transmeton KlanKosova.tv

24-vjeçari zbuloi se e konsideron mesfushorin algjerian, Ismael Bennacer si mikun e tij më të ngushtë në dhomën e zhveshjes në San Siro.

Leao ka luajtur për AC Milan që nga viti 2019 dhe ishte një pjesë integrale së bashku me Ibrahimovic në sezonin fitues të Serie A të klubit në sezonin 2021/22.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.