Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Radiot në vështirësi financiare, shpëtim të vetëm e kanë integrimin në rrjete sociale

NULL NULL
13.02.2024 11:26
Takim për Ditën Ndërkombëtare të Radios
Takim për Ditën Ndërkombëtare të Radios

Rrjet sociale janë shkaktarët kryesor të dëmtimit të radiostacioneve në Kosovë, pasi që interesimi i kompanive për reklamim në radio është gjithnjë e më i vogël. E shpëtim të vetëm e kanë integrimin në rrjetet sociale.

Kështu u tha në tryezën e organizuar nga Instituti i Mediave në Kosovë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Radios, me temën “Efekti i mediave sociale në radio”.

Aty u tha se aktualisht në Kosovë operojnë 83 radiostacione, por që sfidë e kanë mbijetesën.

Kryetar i Institutit të Mediave në Kosovë (IMK), Fazli Veliu, tha se radiot nuk kanë të hyra dhe e kanë vështirë që të mbijetojnë. Sfidë sipas tij është mbajtja në pronësi të një radioje për shkak të mospërkrahjes nga shteti.

Ai tha se radiot të vetmin shpëtim e kanë integrimin ne rrjetet sociale.

“Transformimet teknologjike dhe dinamika e re e tranzicionit kanë prekur gjithë spektrin e radios në gjithë botën, përfshirë edhe mediat lokale në Kosovë, në veçanti radiot. Rrjetet sociale i kanë dëmtuar në masë të madhe disa radiostacione, sidomos ato lokale në Kosovë, pasi që interesimi i kompanive për reklamim në radio është gjithnjë e më i vogël. Këtë më së shumti po e ndiejnë mediat lokale me shtrirje të vogël frekuencash, të cilat investojnë fare pak në integrimin e radios në rrjetet sociale, por disa radio tashmë kanë filluar të bëhen më të lidhura në këtë çështje, duke bashkëvepruar me mediet sociale dhe kjo është krejt normale”, tha ai.

“Radio në Facebook është një tjetër trend që tashmë po zhvillohet në Kosovë, ku kemi media që dikur kanë qenë me frekuenca tokësore dhe tashmë nuk punojnë në FM, por në rrjetet sociale, si në: Facebook, Twiter, sepse aty e kanë gjetur vetën më mirë”, tha ai.

Por, me këtë konstatim nuk u pajtua profesori universitar, Arben Fetoshi. Ai konsideron se radiot qëndrojnë goxha mirë.

Sipas tij, radio duhet që të përshtatet me mjedisin e ri në mënyrë që të mbijetojë.

“Nuk pajtohem që radio është keq si media dhe e lenë pas dore. Mendoj që prej me shumë se 120 vjetëve prej kur ka filluar transmetimi përmes valëve, e ka filluar dhe vazhdon me magjinë e saj si media për shkak të inovacionit që ka paraqitur pas shtypit prej një producenti të madh është quajtur për here të parë media sociale. Natyrën ndërvepruese të radios e vulos media sociale sot. Natyrisht që ka vështirësi për shkak se impakti i digjitalizimit ka qenë gjithëpërfshirës. Radio si televizioni duhet që të përshtatet në mjedisin e ri, është si biznesi, nëse nuk përshtatesh me mjedis, dështon biznesi. Për shkak të hegjemonisë të platformave digjitale, mendoj që trendi e ka sfiduar në kuptimin e mundësive financiare për jetesë të mirë”, deklaroi ai.

Takim për Ditën Ndërkombëtare të Radios
Takim për Ditën Ndërkombëtare të Radios

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.