“Radhën e ka Glauk Konjufca”- Sejdiu: Kurti s’pranon që bashkëpartiakët të kenë më shumë autoritet NULL NULL 24.06.2025 21:17 24.06.2025 21:17 Dardan Sejdiu, ish-nënkryetari i komunës së Prishtinës dhe deputeti për disa mandate, në një intervistë ekskluzive për emisionin Rubikon, ka folur gjatë për aktivitetin e tij publik gjatë viteve, largimin nga Lëvizja Vetëvendosje dhe mundësinë për t`iu rikthyer përsëri politikës. Sejdiu, i cili gjatë thyerjes së madhe të Lëvizjes Vetëvendosje, ishte në grupin e të larguarve nga partia, deklaroi se aty nuk mund të mbijetojnë njerëzit që kanë mendim të tyre e janë të pa nënshtruar. Sipas tij, Albin Kurti nuk lejon që dikush nga bashkëpartiakët të ketë pëlqyeshmëri e ndikim më të madh se ai. “Logjika është një person i cili fillon me ndërtu një lloj pëlqyeshmërie, e ajo pëlqyeshmëri mund të kapitalizohet politikisht edhe në vendimmarrje, në organizim, mobilizim edhe në sfidim të autoritetit, për Albinin është e papranueshme”, tha Sejdiu në Rubikon të Klan Kosovës. Sejdiu, ka theksuar se i radhës që do ta ketë fatin e grupit të të larguarve nga Lëvizja Vetëvendosje, është Glauk Konjufca. “Radhën e ka Glauk Konjufca. Glauku ka mësu shumë, për dallim prej neve që e kemi pas guximin me lëvizë, me vepru e mos me u nënshtru, Glauku ka vendosë që me lujt rolin domethënë ka hy në big brother të Vetëvendosjes. Është nënshtruar”, tha më tej Sejdiu. Ai madje ka rikujtuar, se Konjufca ishte njëri ndër të parët që kishte ngritur zërin e ishte kritik ndaj veprimeve të Kurtit. “Konjufca e ka nis diskutimin, kur ka fillu problemi i brendshëm në Vetëvendosje. Ka qenë njëri prej njerëzve që ka qenë më kritiku për qasjen që e ka pas Kurti ndaj çdo personi që ka një peshë një politike”, tha Sejdiu. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.