Raci: Plani franko-gjerman nëse zbatohet një ditë do të sjell rezultate të mëdha NULL NULL 24.10.2024 23:43 24.10.2024 23:43 Raci: Plani franko-gjerman nëse zbatohet një ditë do të sjell rezultate të mëdha Sot në Bruksel, u zhvillua takimi i radhës i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Aty pati edhe një takim trepalësh në mes të kryenegoaciatorëve, Besnik Bislimi e Petar Petkoviq, me emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak. Analisti politik Gazmir Raci, i komentoi takimet në fjalë. Ai në Edicionin Special i numëroi përfitimet e Kosovës nga dialogu me Serbinë. “Ne e kemi planin franko – gjerman, nuk është zbatuar por aty janë arritur disa rezultate të mëdha nëse ato zbatohen një ditë. Në secilën qeveri ka pasur disa lëvizje”, tha ai. “Njohjen de facto që ia siguron plani franko – gjerman. Ndoshta dikujt nuk i pëlqen kjo që po them, por për njohjen de facto na ka folur edhe kancelari gjerman, francez edhe ai amerikan, por edhe diplomatët e tjerë evropian”, tha Raci në Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 1 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 4 orë më parë