Raci: Derisa Radoiçiq e feston ditëlindjen në Kopaonik, ekziston rreziku për sulme të reja (VIDEO) NULL NULL 02.04.2024 22:47 02.04.2024 22:47 Rubikon, Klan Kosova 02.04.2024 Opinionisti, Gazmir Raci, vlerëson se rasti i sulmit në Banjskë është mësim për neve se serbët e sulmuan Kosovën dhe ata vazhdojnë të jenë kërcënim përderisa krimineli Radiiçiq vazhdon të festojë ditëlindjen në Kopaonik, e kjo i bie që ai është shumë afër kufirit. “Për mua ishte shqetësuese deklarata e sotme e ambasadores amerikane në NATO, dy ditë para takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s që do të mbahet në Bruksel, ku thotë që ‘Rusia vazhdon të jetë aktive përmes metodave hibride në Ballkanin Perëndimor dhe se aleatët e NATO-s janë të shqetësuar’, madje e përmend Bosnjën dhe Kosovën, dhe natyrisht duke e parë në praktikë që Rusia është prezente në masë të madhe në Serbi, atëherë i bie që territori i Serbisë është nga ku fillojnë këto luftërat apo sulmet edhe kibernetike”, deklaroi Raci në emisionin Rubikon në Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rasti i dhunimit të 9-vjeçares, Prokuroria ka prova të mjaftueshme se është kryer vepra 04/11/2024