Ra nga kati i tretë i hotelit në Dhërmi, vdes 21-vjeçari anglez NULL NULL 01.06.2022 22:29 01.06.2022 22:29 Një turist nga Anglia ka rënë nga kati i tretë i një hoteli në Dhërmi, këtë të mërkurë. 21-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin e Vlorës, pasi nuk u mbijetoi plagëve të marra. Z.C. dyshohet se ra nga kati i tretë, pasi ishte në gjendje të dehur. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./TCH