R Kelly akuzohet se abuzoi seksualisht me një djalë të mitur NULL NULL 25.07.2021 19:51 25.07.2021 19:51 Këngëtari i famshëm amerikan, R Kelly, po akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 17 vjeçar. Prokurorët federalë supozojnë që këngëtari e kishte bërë këtë veprim në një restorant të McDonald më 2006. Ata po kërkojnë prova për këtë dhe krime të tjera të cilat pritet të dëgjohen në gjykimin e itj. Kelly e ka mohuar të ketë abuzuar me dikë, ndërkaq avokatët e tij nuk u janë përgjigjur supozimeve të fundit. Fituesi i çmimit “Grammy” do të përballet me një gjykim në New York muajin tjetër nën akuzat për eksploatim seksual, për shkrepje fotografish të padinjitetshme të minoreneve dhe për shmangie nga drejtësia.