R Kelly afër burgimit, s’ka paguar mbështetjen financiare për fëmijët NULL NULL 06.03.2019 18:00 06.03.2019 18:00 R. Kelly është afër rrezikut që të shkojë menjëherë në burgun e County Cook për mos pagesën e më shumë se 160 mijë dollarëve për mbështetje financiare për fëmijët. Burimet e lidhura me këngëtarin tregojnë se Kelly nuk e ka mbuluar shifrën prej 161,633 dollarëve që i detyrohet ish-gruas së tij, Drea Kelly, dhe afati i fundit është sot, e mërkurë në orën 10:00 – kohë lokale. Nëse Kelly nuk e kryen pagesën deri në atë kohë, mund të dënohet me burg. Ironikisht, Kelly në intervistën e tij në CBS kishte qarë duke thënë se dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me fëmijët e tij.