Qyteti Kyle kërkon njerëz të quajtur Kyle për të thyer rekord botëror NULL NULL 18.04.2023 23:02 18.04.2023 23:02 Qyteti Kyle në Teksas, po feston emrin e tij duke u përpjekur të mbledhë të paktën 2,326 njerëz të quajtur Kyle në të njëjtin vend – në të njëjtën kohë. Qyteti njoftoi se Mbledhja e Kyle-ve do të mbahet si pjesë e Panairit Kyle A Tex-Travaganza nga 19-21 maj në Lake Kyle Park. Ngjarja në orën 16:00 e 21 majit do të përpiqet të thyejë Rekordin Botëror Guinness për mbledhjen më të madhe të njerëzve me të njëjtin emër. Rekordi ende mbahet nga një mbledhje prej 2,325 personash të quajtur Ivan në Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 2017. “Për të thyer këtë rekord, ne po bëjmë thirrje për të gjithë Kyle-t. Kemi nevojë për Kyle të gjatë, Kyle të shkurtër, Kyle të ri dhe Kyle të vjetër për t’iu afruar rekordit të vendosur pesë vjet më parë”, tha menaxherja e ngjarjeve speciale të qytetit të Kyle, Claudia, në një njoftim për shtyp. “Ne jemi shumë të emocionuar për Panairin e ardhshëm dhe kemi shpresa të mëdha se kjo ngjarje do të nxjerrë në pah Kyle-t të nevojshëm për të zënë një vend në librat e rekordeve”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kuriozitete 'Venusi i Kolobrzegut' - figurina 6 mijë vjeçare e zbuluar në Pomerania i emocionon shkencëtarët 1 week
Kuriozitete Pse disa mace bëhen shoqëruese llafazane, ndërsa të tjerat duken më të rezervuara? 1 week