Qyteti i varfër shqiptar mban shpresat për turizëm te tunelet e komunizmit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qyteti i varfër shqiptar mban shpresat për turizëm te tunelet e komunizmit

NULL NULL
31.03.2023 12:18

Shqipëria gëzon emër për turizmin bregdetar, mirëpo tani mund t’i hyjë në punë edhe historia për ta shtuar interesimin turistik.

Associated Press ka bërë një shkrim për Kukësin, qytetin e vogël shqiptar që njihet për tunelet e shumta të ndërtuara gjatë kohës së komunizmit.

“Nëse do të donit të ecnit me kilometra në strofka betoni të ndërtuara për ta mbrojtur një regjim totalitar dhe izolacionist që askush nuk donte ta sulmonte, atëherë Kukësi që ndodhet në Shqipërinë verilindore është vendi i duhur për ju”, thotë shkrimi në AP.

“Diktatura pas Luftës së Dytë Botërore e këtij shteti të vogël ballkanik zbavitej me krijime madhore për mbrojtje; fshatrat janë të mbushura me mbetje të thërrmuara të 175 mijë mini-bunkerëve të betonit – sërish, të ndërtuara për t’i ndalë pushtuesit imagjinarë. Mirëpo, tunelët e Kukësit ua kalojnë të gjithëve”.

“Të gërmuara nga të 1970-tat deri në 1990-tat e hershme – në kohë me rënien e regjimit komunist – ky rrjet nëntokësor qe disejnuar për ta strehuar tërë popullsinë prej 16 mijë vetave të këtij qytetit për së paku gjashtë muaj në rast të shpërthimit të luftës. Të pajisur që nga komoditetet e prokurorit e deri më edhe me një klinikë materniteti, ky ishte projekti më i madh i fortifikatave i Shqipërisë, me tunele që shtriheshin gjer në shtatë kilometra”.

“Shqipëria post-komuniste mbetet njëra prej shteteve më të varfra në Evropë. Turizmi është fitimprurësi më i madh, duke gjeneruar 17 për qind të GDP-së më 2021, përderisa ardhjet janë rritur për 33 për qind më 2022 duke kapur 7.5 milionë njerëz.”

“Turistët do të mirëpriteshin veçanërisht në Kukës, një qytet 150 kilometrash në verilindje të kryeqytetit të Tiranës, afër kufirit me Kosovën. Është zona më e varfër e Shqipërisë, pavarësisht pasurive minerale dhe panoramës impozante bjeshkore, nga e cila shumica prej të rinjve migrojnë – shumë prej tyre jashtë shtetit”.

Kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici ka folur për AP-në lidhur me perspektivën turistike të këtij qyteti në kufi me Kosovën.

“Një muze i tillë do t’i shfaqë vlerat lokale të popullit dhe të tërheqë vizitorë, të sjellë para për komunën dhe punësim për njerëzit” , ka thënë ai.