Qytetarja nga Peja dorëzon kuletën e gjetur me të holla në polici NULL NULL 30.09.2025 15:49 30.09.2025 15:49 Më 24 shtator, në stacionin policor në Pejë është paraqitur qytetarja Valbona Bytyqi e cila kishte gjetur një kuletë në një qendër tregtare të këtij qyteti. Në kuletë ishin: 557 euro, 320 dollarë amerikanë dhe 600 franga zvicerane. Sipas njoftimit, policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, dhe e njëjta është ftuar në stacion. Zyrtarët ia kthyen qytetares kuletën së bashku me të holla. “Policia e Kosovës, falënderon qytetaren për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, thuhet tutje në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.