Qytetari në Lipjan duke hapur një kanal gjen arsenal armësh - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qytetari në Lipjan duke hapur një kanal gjen arsenal armësh

NULL NULL
07.05.2023 09:07
policia e kosoves

Një person ka njoftuar FSK-në se, derisa ishte duke hapur një kanal në Gracë të Vjetër të Lipjanit, ka hasur në arsenal armësh, të shtunën, rreth orës 13 e 40.

Sipas policisë, në kanal janë gjetur dy trobmblonë, një zolë, dy kallashnikovë, gjashtë granata dore, pesë karikator dhe një sasi municioni.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se deri sa ka qenë duke hapur një kanal i ka vërejtur dy mjete të dyshuara. Si dhe disa mjete të tjera. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë policore për deminim dhe FSK-ja të cilët në vendin e ngjarjes kanë gjetur dy tromblon, një zolë dy kallashnikov, gjashtë granata dore, pesë karikatorë dhe një sasi municion”, thuhet në raportin e policisë.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.