Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qytetari në Lipjan: “Çlirimtari po përballet me akuzën, si pjellë e ligjit që e ka bo Albin Kurti”

NULL NULL
26.06.2026 17:01

Përleshja mes disa personave para dy ditësh në Lipjan, ka rezultuar me 15 persona të arrestuar, ku dhjetë nga ta janë dërguar në mbajtje. Në mesin e tyre është edhe veterani Bekim Meta, raporton Klankosova.tv.

Për lirimin e tij, sot po zhvillohet edhe protestë para degës së Gjykatës, ku po mbahet seanca dëgjimore, pasi qytetarët pretendojnë se personat që e kanë sulmuar veteranin e UÇK-së, kanë qenë paramilitarë.

Madje, dikush e ka lidhur këtë incident edhe me Ligjin për Shtetësinë, duke e akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, transmeton Klankosova.tv

“Arsyeja e kësaj proteste para kësaj Gjykate është për faktin sepse sot, një çlirimtar, përballet ,e një aktakuzë që është si pjellë e ligjin të cilën e ka bo Albin Kurti. Duke pasë parasysh se ne jetojmë që 26 vite në liri edhe nuk e kemi asnjë problem me asnjë komuniktet…e dini shumë mirë  këtu kishën në Lipjan, shqiptarët e kanë ruajtur dhe vazhdojnë ta ruajnë. Pronat e komuniteteve janë ruajtur dhe do të ruhen, por sot ky ligj ua ka mundësuar me ardh kriminelët të cilët i kanë pasur duart e përlyem në masakrën e Halqit, Ribarit dhe shumë vendeve tjera”, ka thënë qytetari.

Ndërkaq, sipas informatave jozyrtare, mësohet se konflikti ishte mes tri familjeve të dy nacionaliteteve të ndryshme.

Protestë para gjykatës në Lipjan, kërkohet lirimi i veteranit Bekim Meta

lajme të ngjashme