Qytetarët serbë bllokojnë rrugën nga Serbia drejt Mërdarës NULL NULL 01.07.2025 18:57 01.07.2025 18:57 Foto nga arkivi Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar që rruga që shpie në pikën kufitare në Merdarë nga Serbia do të jetë e bllokuar nga qytetarët serbë, përcjell Klankosova.tv. “Bazuar në informatat e pranuara, sot me datë: 01.07.2025, me fillim nga ora 18:00, rruga e cila shpien në PKK Merdarë nga Serbia do të jetë e bllokuar nga qytetarët serbë të cilët do të pamundësojnë kalimin e lire”, thuhet në njoftimin e QKMK-së. “Me qëllim të evitimit të kësaj rruge dhe pengesave në rrugë që shpiejnë në PKK Merdare, inkurajojmë udhëtarët që të shfrytëzojnë PKK tjera, deri në njoftimin tjetër. Ju falënderojmë për bashkëpunim”. “Për më shumë kontaktoni në numrat 045198000, 045198606 dhe në numrin pa pagesë 080050095”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.