Qytetarët ndihmojnë zjarrfikësit për ta lokalizuar zjarrin në malin e Barilevës (VIDEO) NULL NULL 30.03.2020 22:35 30.03.2020 22:35 Sot një pjesë e malit të Barilevës në rrethana të paqarta është kapluar nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit për ta lokalizuar zjarrin, të cilët janë ndihmuar edhe nga disa qytetarë vullnetmirë, njofton Klan Kosova. Njëri nga ta është Muhamed Gashi nga Barileva, i cili i ka dërguar redaksisë së Klan Kosovës fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes. Ai ka shfrytëzuar rastin që të bëjë apel tek qytetarët tjerë që të kenë kujdes dhe mos të ndezin zjarre në afërsi ta maleve sepse kështu po i dëmtojnë ato. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.