Qytetarët i kërkojnë qeveri kalimtare Hahnit - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qytetarët i kërkojnë qeveri kalimtare Hahnit

NULL NULL
02/06/2015
Mbi 80 shoqata civile dhe aktivistë përmes një letre drejtuar komisionerit evropian Johannes Hahn para takimit të sotëm me liderët politik kërkojnë formimin urgjent të qeverisë kalimtare si mënyra e vetme për daljen nga kriza.

“Qytetarët për Maqedoni” kërkojnë nga zyrtarët evropianë që të jenë të ndërgjegjshëm se kriza aktuale nuk është në mes të partive politike por është luftë mes qytetarëve dhe kreut të qeverisë të udhëhequr nga Greuvski.

“Kërkojmë njëzëri formimin urgjent të qeverisë kalimtare, e cila do të mundësonte pastrimin e listës zgjedhore, çlirimin e shërbimit publik RTVM-së nga kontrolli i pushtetit, zgjedhjen e Prokurorit publik të pavarur, si dhe organizimin e zgjedhjeve plotësisht të lira dhe demokratike, të cilat do ta reflektonin vullnetin politik real të qytetarëve të Maqedonisë. Përbërja e qeverisë kalimtare është çështje marrëveshjeje mes parive kryesore politike. Megjithatë, përbërja e saj duhet ti përjashtojë të gjithë pjesëtarët e përbërjes aktuale të Qeverisë pasi të gjithë janë të komprometuar seriozisht përmes fjalëve dhe veprave të tyre në bisedat e regjistruara dhe të publikuara nga opozita. Prandaj, pjesëmarrja e cilitdo anëtar nga përbërja aktuale në Qeverinë kalimtare do ta cenonte seriozisht besueshmërinë e procesit dhe të qytetarëve ndaj zgjidhjes së drejtë të krizës politike”, theksohet në letrën e “Qytetarëve për Maqedonin”.