Qorrolli për zgjedhjet në veri: Njëfarë hipokrizie e organizuar (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qorrolli për zgjedhjet në veri: Njëfarë hipokrizie e organizuar (VIDEO)

NULL NULL
24.05.2023 21:19
Vigan Qorrolli

Juristi Vigan Qorrolli vlerëson se legjitimiteti i zgjedhjeve të mbajtura në katër komunat veriore më 23 prill është i cenueshëm.

“Ata kryetarë siç e ka thënë edhe Ambasadori Hovenier do të jenë të përkohshëm derisa të krijohet një momentum për zgjedhje të reja. Zgjedhjet në veri asnjëherë nuk kanë qenë të lira dhe këtë herë për shkak të moslegjitimitetit kanë prodhuar këso farse”, është shprehur Qorrolli në Rubikon të Klan Kosovës.

“Janë njëfarë hipokrizie e organizuar me sovranitet të cenueshëm dhe të institucioneve qendrore pasi që të dyja palët e shohin si mundësi ‘win-win”.

Sipas tij edhe Qeveria e Kosovës nuk mund të mburret me situatën në pjesën veriore.

“Nuk mund të krenohemi me sovranitet të plotë në atë pjesë kur demokracia ka prehaluar kundrejt grupeve kriminale të strukturave kriminale që e kanë në dorë atë pjesë përmes Listës Serbe”.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS
https://www.youtube.com/watch?v=Fvh80ELdHgM